

Edhe pse nuk mori pjesë fizikisht në protestë, kryeministri Edi Rama ka reaguar me anë të një postimi në Facebook lidhur me organizimin e Tiranës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në paraburgim në Hagë.
Ai ka shpërndarë një video nga sheshi “Skënderbej”, teksa duken një numër i lartë protestuesish nga Kosova dhe Shqipëria, të veshur kuq e zi dhe me simbole të UÇK-së.
Bashkangjitur me videon, Rama shkruan: “Zemra plot”.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





