

KOSOVE – Franco Foda do të vazhdojë të jetë trajneri i Kosovës të paktën deri në fundin e vitit 2027.
Trajneri gjerman ka pranuar ofertën e bërë nga zyrtarët e Federatës, të cilët e kanë vlerësuar për punën e bërë me ekipin, i cili momentalisht është pjesë e fazës ‘play-off’ të kualifikueseve të Botërori 2026.
59-vjeçari kishte pranuar vetëm pak orë më parë se menaxherët e tij po punonin me drejtuesit e Federatës Kosovare të Futbollit për zgjatjen e akordit.
Sipas marrëveshjes mes palëve, Franco Foda do të qëndrojë në krye të stolit të Kosovës deri në fundin e vitit 2027-të, ndërsa ky afat do të shtyhet automatikisht deri në verën e 2028-ës nëse përfaqësuesja dardane do të arrijë që të kualifikohet në fazën finale të Europianit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





