Transmetuar më 17-10-2025, 13:50

Prej disa ditësh, në spitalin Onkologjik të QSUT aparati i mamografisë ka dalë jashtë funksionit.

Gratë që paraqiten për kontrolle mjekësore udhëzohen të kryejnë vetëm ekzaminimin me eko të gjirit, për shkak të një defekti teknik që ka pësuar pajisja.

Nuk ka ende një informacion se kur do të rregullohet, shkruan report TV.

Gratë nuk mund të kryejnë Mamografinë pikërisht në muajin tetor, i njohur si “Tetori Rozë”, kur mjekët bëjnë thirrje për kontrolle për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit