

LEZHË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Kunës në Shëngjin të Lezhës.
Nga informacionet paraprake, mësohet se një punëtor ndërtimi 36-vjeçar ka rënë nga latësia e ndërtesës në të cilën po punonte. Si pasojë e goditjes së rëndë ai ka humbur jetën.
Polica ka shkuar menjëherë në vendngjarje, ndërkohë po heton më shumë mbi ngjarjen e rëndë.
Shëngjin / Informacion paraprak
Rreth orës 16:30, Salla Operative e DVP Lezhë është njoftuar se, në ambientet e një objekti në ndërtim në Kune–Shëngjin, shtetasi A. Z., 36 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia e vendit ku do të vendosej ashensori dhe, për pasojë, ka humbur jetën.
Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të viktimës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin me prova ligjore të këtij rasti.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





