Transmetuar më 16-10-2025, 13:59

TIRANË- Partia Demokratike ka kërkuar ndryshime në vendimin për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore dhe atij për Reformën Territoriale, duke kërkuar barazi mes pozitës dhe opozitës në përfaqësim. Sipas propozimit të demokratëve, komisioni për Reformën Zgjedhore duhet të përbëhet nga 16 anëtarë; 8 nga Partia Socialiste, 6 nga Partia Demokratike, 1 përfaqësues nga grupi parlamentar “Aleanca për Ndryshim”, dhe 1 nga Partia e Lirisë.

I njëjti parim i balancës politike kërkohet të zbatohet edhe për Komisionin e Posaçëm për Reformën Territoriale. PD gjithashtu propozon që në proces të përfshihen institucione ndërkombëtare me ekspertizë, si Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale i Këshillit të Europës.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit