

TURQI – Një aksident i rëndë ka ndodhur në Stamboll, ku një autobus u përplas në një stacion autobusi të mbushur me njerëz. Si pasojë e kësaj një grua mbeti e vrarë dhe katër persona u plagosën. Mediat e huaja shkruajnë se aksidenti ndodhi rreth orës 14:25 në rrugën Muhsin Yazicioğlu. Sipas raportimeve, shoferi i autobusit filloi të debatonte me një motoçiklist gjatë drejtimit të automjetit, për çështjen se kush kishte përparësi.
Gjatë përleshjes së ashpër, dyshohet se shoferi është kthyer nga ana tjetër drejt motoçikletës, por ka humbur kontrollin. Autobusi fillimisht është përplasur me tre automjete të parkuara përpara një qendre mjekësore dhe më pas është përplasur me një stacion autobusi ku po prisnin pasagjerët.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





