

Klajdi Meçi, drejtor i Kontrollit të Territorit në Tiranë, është kërcënuar me jetë këtë të mërkurë, datë 15 Tetor.
Incidenti ka ndodhur pranë zyrave të Inspektoratit, ku drejtori është kërcënuar nga një person ende i paidentifikuar publikisht.
Leonard Nikolli është shtetasi i cili këtë të mërkurë terrorizoi zyrat e IMT-së në Tiranë ku dhe pretendoi se ishte i armatosur dhe se do të vriste drejtorin Klajdi Meçi.
Ka qenë ky i fundit ai i cili pasi u vu në dijeni nga inspektorët për ngjarjen e ndodhur menjëherë telefonoi Policinë. Pas kallëzimit të bërë nga drejtori, efektivët e Komisariatit nr.3 në Tiranë shoqëruan 61-vjeçarin Nikolli.
Në momentin kur dhe ndodhi ngjarja, Klajdi Meçi nuk ishte i pranishëm pasi ishte në terren, teksa u vendos në dijeni nga stafi.
“Jam i armatosur, ku është drejtori se do e vras”, mësohet të ketë thënë Leonard Nikolli, teksa në vijim është shprehur se do ia bënte njëlloj si gjyqtarit Astrit Kalaja.
Në deklarimet e tij paraprake para grupit hetimor 61-vjeçari është shprehur se ka pasur probleme me pronat dhe për këtë bënte përgjegjës IMT Tiranë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





