Transmetuar më 15-10-2025, 15:10

Një çift bashkëshortësh në Lezhë është arrestuar pasi kanë gënjyer në dëshminë e tyre gjatë gjyqit në Gjykatën e Lezhës për një vrasje të ndodhur në vitin 1997.

Në pranga u vunë burri A.P. 57 vjeç dhe gruaja e tij V.P. 53 vjeçe, të cilët në seancën e djeshme në gjykatë dhanë dëshmi tjetër në krahasim me deklarimet e tyre të mëparshme.

Ata po dëshmonin në një proces gjyqësor për vrasjen e vitit 1997 në fshatin Rrasfik të Mirditës, ku vëllai i 53-vjeçares që dha dëshmi të rreme, vrau motrën e tij dhe bashkëshorten e saj.

DOKUMENTI/ Djali i kryebashkiakut të Pogradecit, leje për KULLË 16-katëshe në mes të Tiranës! Aktualisht ai është i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje.

Njoftimi i Policisë së Lezhës:

Arrestohen 2 shtetas (bashkëshortë), pasi dhanë dëshmi të rreme, dje, gjatë një procesi gjyqësor në lidhje me vrasjen e 2 shtetasve, në vitin 1997, në Mirditë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, vunë në pranga shtetasit:

V. P., 53 vjeçe, dhe A. P., 57 vjeç, banues në Lezhë, bashkëshortë, për veprën penale “Dëshmia e rreme”.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi dje, gjatë një procesi gjyqësor në Gjykatën e Lezhës, kanë dhënë dëshmi që bien në kontradiktë me dëshmitë e tyre të mëparshme, në lidhje me rrethanat e ngjarjes së ndodhur në vitin 1997, në fshatin Rrasfik, Mirditë, ku shtetasi Gj. L. (vëllai i shtetases V. P.), ka vrarë me armë zjarri, motrën dhe bashkëshortin e saj, gjatë një konflikti për motive të dobëta. Autori i kësaj ngjarjeje po vuan dënimin me burgim të përjetshëm, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit