

TIRANË – Policia ka arrestuar sot punonjësin e policisë me detyrë Ndihmës Specialist në Pikën e Kalimit Kufitar në Rinas. Ai është arrestuar pasi ka lejuar kalimin e paligjshëm në aeroport, kundrejt 10 mijë lekëve të reja. Mbi të rëndon akuza për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Polica ka nisur procedimin edhe ndaj një Inspektori tjetër, pasi ka kryer veprimet e rregjistrimit të udhëtimmit. Mbi të rëndon akuza për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.
Njoftimi i AMP
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka ndaluar me iniciativë punonjësin e policisë Inspektor K. K., me detyrë Ndihmës Specialist / Kontrollor në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Duke marrë shkas nga trajtimi i rastit në emisionin investigativ “Fiks Fare”, ku janë transmetuar pamjet audiovizive të një shtetasi (i paidentifikuar), i cili takon punonjësin K.K., me kërkesën për të udhëtuar pa probleme nëpërmjet aeroporit, duke i ofruar shumën 10.000 lekë të reja. Në datën 07.10.2025 shtetasi është paraqitur për të udhëtuar dhe ka dorëzuar dokumentacionin e udhëtimit tek punonjësi E. L., i cili kryen veprimet e rregjistrimit të udhëtimmit.
Ndaj punonjësit të policisë Inspektor E. L., me detyrë Ndihmës Specialist / Kontrollor në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas, janë referuar materialet hetimore në gjendje të lirë si i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





