

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Korçë, ku një 58-vjeçar ka ushtruar dhunë ndaj ish-partneres së tij. Policia ka bërë me dije se e ka arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar, i cili e kishte marrë gruan me forcë në automjetin e tij dhe më pas kishte ushtruar dhunë fizike ndaj saj.
Sipas njoftimit zyrtar, në pranga ka rënë shtetasi L. G., 58 vjeç, banues në Korçë. Ngjarja ndodhi pas një konflikti mes dy ish-partnerëve, ndërsa autoritetet bënë të mundur ndalimin e tij menjëherë pas kallëzimit.
Policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe ka marrë masat për mbrojtjen e viktimës, ndërkohë që 58-vjeçari pritet të përballet me akuzat për dhunë në marrëdhënie dhe privim të paligjshëm të lirisë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





