

15 Tetor 2025, Milano, Itali- Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Milano, ku modelja dhe sipërmarrësja italiane Pamela Genini, 29 vjeçe, është vrarë në mënyrë tragjike në ballkonin e një apartamenti në lagjen Gorla.
Autor i dyshuar i krimit është Gianluca Soncin, 52 vjeç, me të cilin Genini kishte një lidhje jashtëmartesore.
Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00 të datës 14 tetor, dhe sipas autoriteteve italiane, Soncin e goditi modelen me thikë, duke i shkaktuar vdekjen në vend.
Pas krimit, ai tentoi t’i jepte fund jetës, duke u vetëgoditur me thikë në fyt.
Aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin Niguarda të Milanos, nën kujdesin e policisë.
Fqinjët kanë qenë dëshmitarë të momentit tragjik, ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Pamela Genini kishte ndërtuar një karrierë në modeling dhe sipërmarrje, duke jetuar mes Monte Carlos, Milanos dhe Dubait.
Së bashku me shoqen e saj Elisa Bortolotti, ajo kishte krijuar një markë veshjesh plazhi me emrin "EP SheLux".


Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





