

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur paraditen e sotme përballë ndërtesës së Kuvendit të Shqipërisë, ku një makinë ka përplasur një burrë rreth 55 vjeç teksa po kalonte rrugën.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, përplasja ka qenë e fortë dhe këmbësori ka marrë plagë të rënda si pasojë e goditjes. Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje ka mbërritur një ambulancë, e cila ka transportuar të lënduarin drejt Spitalit të Traumës, ku ai po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Ndërkohë, shoferi i mjetit është shoqëruar nga policia për t’u marrë në pyetje lidhur me rrethanat e aksidentit. Forcat e rendit ndodhen në vendngjarje dhe po hetojnë shkaqet që çuan në përplasjen e rëndë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





