Transmetuar më 14-10-2025, 19:56

TIRANE – Nis me ritëm të lartë miqësorja me Jordaninë. Tregohet në lartësinë e duhur portieri Dajsinani, që shmang një gol të sigurt në duelin një për një me sulmuesin kundërshtar në minutën e 18-të, pas një pasimi të gabuar të Balliut në prapavijë.

Në minutën e 22-të i afrohet golit skuadra kuqezi pas një kombinimi të bukur mes Asanit dhe Dakut, me këtë të fundit që preferon të godasë vetë në një pozicion të prirët.

Ndëshkohen kuqezinjtë 27′-të, në zhvillimet e një këndoreje, Al-Rashdan dërgon topin në rrjetë, 0-1

Pavarësisht golit golit djemt e Sylvinhos nuk e humbën toruan, përkundrazi ju afruan më tepër golit deri sa në minutën e 40 asisti i Arbër Hoxhës devijohet nga mbrojtësi jordanez duke shkaktuar autogol, 1-1.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit