Transmetuar më 14-10-2025, 11:18

Shkodër, 14 Tetor 2025

Shkodra është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen nga jeta të Arjan Krajës, punonjës i OSSH-së, i cili ndërroi jetë pas një beteje të gjatë tre mujore në koma.

Ngjarja që preku zemrat e shumë qytetarëve ndodhi gjatë muajve të verës, kur Arjani, me guxim të jashtëzakonshëm, ndërhyri për të shpëtuar dy fëmijë nga mbytja në detin e Velipojës.

Ndërhyrja e tij heroike shpëtoi jetën e të miturve, por vetë ai u transportua menjëherë në spital në gjendje të rëndë dhe qëndroi tre muaj në koma, pa mundur të rikuperohej.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta u prit me dhimbje të madhe nga familjarët, kolegët dhe të gjithë ata që e njohën, duke nderuar guximin dhe sakrificën e jashtëzakonshme të Arjan Krajës.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit