

Forcat operacionale kanë vënë në pranga Aldo Avdylin, i cili ishte shpallur në kërkim për vrasjen e Edmir Bregut, të ndodhur në vitin 2021 në Durrës.
Burime nga policia bëjnë me dije se Avdyli u kap gjatë një operacioni të mirëorganizuar, në një apartament pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë.
Hetimet kanë zbuluar se Avdyli ka qenë një nga organizatorët dhe bashkëdrejtuesit e grupit kriminal që ekzekutoi Bregun katër vite më parë. Përveç kësaj ngjarjeje, ai dyshohet të jetë i përfshirë edhe në disa episode të tjera kriminale, të ndodhura në Durrës dhe Tiranë.
Policia po vijon hetimet për të identifikuar personat e tjerë që mund ta kenë ndihmuar në fshehje dhe për të zbardhur të gjitha aktivitetet kriminale të grupit që ai drejtonte.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





