

Zyra në Shqipëri e Organizatës së Sigurisë dhe Bashkëpunimit Evropian (OSBE) foli sot për herë të parë për atë që e cilëson përdorim të tepruar të arrestit në burg.
Deklarata u bë nga Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Michel Tarran, i cili u takua sot me Ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari.
Ministri i ri, në një deklaratë publike për takimin, foli për "nevojën e thellimit të bashkëpunimit në drejtim të adresimit të problematikave lidhur me nivelin e përdorimit të masave arrest në burg".
Ndërsa ambasadori i OSBE-së shpalli angazhimin e Prezencës për të trajtuar këtë çështje në mënyrë gjithëpërfshirëse, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Deklarata e kreut të OSBE në Shqipëri vjen dhe është në unison me deklaratat e Edi Ramës dhe Erion Veliajt të cilët janë shprehur disa herë se arresti në burg është një penalizmi i papranueshëm për ta.
Kjo tezë doli për herë të parë nga qeveria, pas arrestimit të Erion Veliajt. Më herët ishte arrestuar dhe u burgos Ilir Meta i cili vazhdon të qëndrojë në qeli. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





