Transmetuar më 13-10-2025, 15:07

TIRANË- Në kuadër të përgatitjeve për protestën e paralajmëruar më 17 tetor në Tiranë, Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së) ka publikuar një video-thirrje drejtuar qytetarëve për pjesëmarrje masive.

Videoja, e shpërndarë përmes rrjeteve sociale, u bën apel qytetarëve nga të gjitha trevat shqiptare që t’i bashkohen protestës, e cila synon të shprehë mbështetje për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

“Shqiptarë kudo që jetoni, kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së ju ftojnë të bashkoheni masivisht në protestën gjithëkombëtare në përkrahje të ish-udhëheqësve të UÇK-së dhe shtetit të Kosovës të cilët po gjykohen padrejtësisht në Hagë”, thuhet në mesazhin e OVL e UÇK-së.

Protesta do të mbahet më 17 tetor në orën 17:00 në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

“Të bashkohemi të gjithë pa dallim për të kërkuar drejtësi për çlirimtarët”, thuhet tutje në mesazh.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit