Transmetuar më 13-10-2025, 10:46

Policia e Lushnjës ka nisur procedim penal ndaj një 19-vjeçareje, pas një konflikti familjar.

Sipas burimeve zyrtare, shtetasja K. M., banuese në Lushnjë, dyshohet se ka dëmtuar mobiljet në banesën e bashkëshortit, me të cilin është aktualisht në proces divorci.

Rasti është në hetim nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Lushnjë, ndërsa materialet janë dërguar në Prokurorinë e Fierit për veprime të mëtejshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit