

Prishtinë- Kosova mbajti sot zgjedhjet për kryetarë të komunave dhe përfaqësues të kuvendeve komunale.
Procesi i numërimit ka nisur menjëhere dhe tashmë janë numëruar rreth 40% e votave në rang komunash në Kosovë.
Prishtina, pritet që të shkojë në balotazh, pasi Përparim Rama i LDk-s me 20,722 vota është vetëm disa vota para Hajrulla Çekos së VV me 21,019 vota.
Në Prizren, është duke udhëhequr Shaqir Totaj i PDK-së me 21,854 vota.
Peja po udhëhiqet nga LDK-ja me Gazment Muhaxheri me 17,548 vota.
Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç janë duke mbizotëruar kandidatët e listës serbe me mbi 70 % të votave.
Në Podujevë dhe Kamenicë kryesojnë kandidatët e Lëvizjes VetëVendosje me nga 50% të votave.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë njoftoi se sipas të dhënave preliminare, në raundin e parë të zgjedhjeve lokale votuan 39.07 për qind të qytetarëve. Sipas të dhënave të KQZ-së, në mbarë vendin u organizuan 938 qendra votimi me gjithsej 2.625 vendvotime.
Për diasporën është mundësuar votimi me postë, proces që ka nisur më 17 shtator dhe ka përfunduar më 11 tetor.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





