

Tiranë, 13 Tetor 2025 – Pesë djem në moshë të mitur kanë përfunduar në Spitalin e Traumës mbrëmjen e së dielës pas një konflikti të ndodhur pranë pedonales në zonën e Bathores.
Adoleshentët janë transportuar me makina dhe ambulanca nga shërbimi shëndetësor dhe sipas burimeve zyrtare ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka sjellë një prani të madhe familjarësh në ambientet e spitalit, të cilët po presin informacion mbi gjendjen e të afërmve.
Policia ka shoqëruar disa persona për të sqaruar rrethanat e konfliktit, që dyshohet se nisi për motive të dobëta.
Policia tha zyrtarisht se sonte rreth orës 18:30, tek Pedonalja e Bathores, dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta disa te mitur.
Gjatë konfliktit kanë marrë dëmtime të lehta 5 shtetas, dyshohet me mjet të mprehtë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa shtetas, ndërsa Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





