

FAROE – Një surprizë e madhe në Grupin L të kualifikueseve të Kupës së Botës. Në një formë të shkëlqyer pas fitoreve kundër Gjibraltarit (1-0) dhe Malit të Zi (4-0), Ishujt Faroe mposhtën Republikën Çeke (2-1) këtë të diel.
Pavarësisht se Adam Karabec i Lyonit barazoi me një gjuajtje nga afër në minutën e 78-të, për Faroet, Hanus Sorensen (67’) dhe Martin Agnarsson (81’) gjetën rrjetën dhe siguruan futiren befasuese 2-1.
Kjo fitore e tretë radhazi pas shtatë ndeshjesh, i lejon Faroes (12) të afrohen me një pikë nga liderët e grupit, Kroacia, e cila do të përballet me Gjibraltarin më vonë sonte në mbrëmje (ora 20:45). Çekët humbën një mundësi të shkëlqyer për të ushtruar presion mbi kroatët.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





