

Lidhja Demokratike e Kosovës, LDK, ka nisur festën në Prishtinë.
Muzika dhe dajret kanë shpërthyer në kryeqytetin e Kosovës, pasi Përpaim Rama rezulton i pari sipas rezultateve paraprake.
Deri më tani kryeqyteti i Prishtinës dominohet nga kandidati Përparim Rama nga radhët e partisë Lidhja Demokratike e Kosovës me 44.27% të votave. I dyti në garë renditet Hajrulla Çeko, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje me 26.50% të votave.
Ashtu siç e parashikonin dhe exit poll-et, Përparim Rama do të dominojë rezultatin me një diferencë të ngushtë nga Hajrulla Çeko, por nuk është përjashtuar mundësia e një balotazhi. Deri më tani janë numëruar 4 kuti votimi nga 268 në total.
-Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)- 445 Vota -Hajrulla Çeko nga Lëvizja Vetëvendosje- 299 vota -Uran Ismaili nga Partia Demokratike e Kosovës -283 vota -Bekë Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës-16 vota -Besa Shahini nga Partia Socialdemokrate-15 vota -Fatmir Selimi -6 vota -Merkur Beqiri nga Alternativa-2 vota -Lulzim Syla- 1 votë -Agim Krasniqi- Prishtina në dorën tënde-1 votë -Nedime Belegu nga Epoka e Hyjneshës në Prishtinë- 1 votë
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





