

Rezultati i zgjedhjeve në Kosovë, ja fituesit dhe komunat që shkojnë në balotazh!
Ditën e djeshme qytetarët e Kosovës ju drejtuan kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e komunave.
Sipas rezultateve të bëra publike mëngjesin e kësaj të hëne, në 38 komunat e Kosovës, 21 prej tyre e përmbyllën garën për kryetarë komunash në raundin e parë, ndërsa 17 prej tyre shkuan në balotazh, ku asnjë prej kandidatëve nuk arriti që të merrte mbi 50% të votave dhe si rrjedhojë do të jetë raundi i dytë ai i cili do të përcaktojë fituesit.
Krahasuar me vitin 2021, këtë herë janë 5 komuna më pak në balotazh, ndërsa 21 komuna e mbyllën garën që në raundin e parë, 4 më shumë se në zgjedhjet e mëparshme.
Sipas KQZ, pjesëmarrja në votime ishte 39 për qind, nga 2.069.098 qytetarë me të drejtë vote, ndërsa rreth 44 mijë votues ishin nga diaspora.
Rezultatet në 21 komunat e Kosovës:
Në Ferizaj garën e ka fituar sërish Agim Aliu i Partisë Demokratike të Kosovë me mbi 56 % të votave, e përkthyer ndryshe me 27,720 Vota.
Gara ka përfunduar pa balotazh edhe në Lipjan, ku kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imri Ahmeti ka mundur që të fitojë me 15,029 Vota, ose e përkthyer në përqindje mbi 51% të votave.
Ndërkohë në Podujevë është Shpejtim Bulliqi i Lëvizjes Vetëvendosja ai që ka arritur të marrë mbi 83% të votave ose e përkthyer me vota 20,407 të tilla.
12,433 qytetarë i kanë dhënë fitoren në Skënderaj Sami Lushtaku të PDK-së i cili ka arritur që të marrë mbi 83 % të votave.
Kadri Rahimaj i Lëvizjes Vetëvendosja ka fituar në Kamenicë me mbi 50% të votave ose e përkthyer ndryshe me 7,389 Vota.
Istogun e ka fituar Ilir Ferati i LDK-së me 58 për qind të votave. Rreth 10 mijë qytetarë ditën e djeshme vedosën që të votojnë Feratin duke i besuar atij drejtimin e komunës së tyre.
Edhe në Shtimë ka fituar kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje. Qemajl Aliu ka mundur që të sigurojë 6,934 Vota, ose e përkthyer në përqëindje mbi 50% të votave.
Malishevën e ka fituar Ekrem Kastrati i Nismës Socialdemokrate me mbi 53 %, 10,907 Vota.
Në Deçan ka fituar Bashkim Ramosaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Ai ka marrë mbi 51 %, ose ndryshe 7,866 vota.
Në Drenas, garën e ka fituar Ramiz Lladrovci nga partia Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin me mbi 52%.
Hanin e Elezit e ka fituar Mehmet Ballazi i PDK-së me mbi 50 %, 2,527 Vota.
Në Mamushë ka fituar Abdulhadi Krasniç nga Partia Demokratike Turke e Kosovës (KDTP) me mbi 50 % të votave, 1,517 Vota.
Gara ka përfunduar edhe në katër komunat me shumicë serbe: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok. Atje kanë fituar kandidatë të Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë.
Konkretisht në Mitrovicën e Veriut ka fituar Milamn Radojveviç me mbi 60% ose e përkthyer në vota 4,669.
Në Zveçan ka mundur që të fitojë Dragiša Milovi?me 3,416 Vota, pse e përkthyer në përqindje me 86.66%.
Edhe në Leposaviq ka mundur që të fitojë kandidati i partisë Srpska Lista. Zoran Todiç është votuar nga 2.384 qytetarë, duke siguruar kështu mbi 70% të votave.
Miloš Perovi? ka fituar në Zubin Potok me 2.873 vota ose mbi 70%. Lista Serbe ka fituar edhe në Novobërdë, Shtërpcë, Graçanicë, Ranillug dhe Partesh.
Ndërkohë në 17 komuna të tjera kandidatët shkuan në balotazh. Do të jetë raundi i dytë ai i cili do të përcaktojë kryetarët e këtyre komunave dhe pritet që të mbahet më 9 nëntor.
17 komunat që shkuan në balotazh:
Pas përfundimit të kutive të votimit në Prishtinë në fazën e dytë do të përballen Përparim Rama i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) me Hajrullah Çekun e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV).
Rama mundi që të siguronte 34,752 Vota, ndërsa kundërshtari i tij 34,022 Vota. Ndonëse kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mundur që të marrë më tepër vota, ai nuk arriti që të siguronte mbi 50% të tyre, si rrjedhojë do të përballet në një fazë të dytë.
Rezultatet e KQZ:
Në Prizren, Shaqir Totaj i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) do të garojë me Artan Abrashin e LVV-së.
Në Pejë, Gazmend Muhaxheri i LDK-së do të përballet me Taulant Kelmendin e LVV-së.
Në Junik do të përballen Ruzhdi Shehu i LDK-së me Agron Kuçin e AAK-së.
Në Dragash, përballja do të jetë mes Bexhet Xheladinit të LDK-së dhe Shaban Shabanit të PDK-së.
Në Gjakovë pritet të përballet Ardian Gjini i AAK-së me Ardian Golën e LVV-së.
Në Kaçanik do të përballen Sabedin Vishi i PDK-së me Jeton Rakën e LVV-së.
Në Fushë Kosovë do të ketë garë mes Valon Prebrezës së LVV-së dhe Besnik Osmanit të LDK-së.
Në Mitrovicën e Jugut, gara do të zhvillohet mes Arian Tahirit të PDK-së dhe Faton Pecit të LVV-së.
Në Rahovec do të përballen Smajl Latifi i AAK-së me Ali Dulën e LVV-së.
Në Suharekë, gara do të zhvillohet mes Bali Muharremajt të AAK-së dhe Ardian Shalës së LDK-së.
Në Gjilan do të përballen Alban Hyseni i LVV-së me Arbër Ismajlin e LDK-së.
Në Viti do të ketë garë mes Sokol Halitit të LDK-së dhe Arsim Ademit të LVV-së.
Në Vushtrri, përballja do të jetë mes Ferit Idrizit të PDK-së dhe Sylejman Mehollit të LVV-së.
Në Obiliq do të përballen Xhafer Gashi i LDK-së me Halil Thaçin e LVV-së.
Në Klinë, përballja do të jetë mes Zenun Elezajt të AAK-së dhe Sokol Bashotës së PDK-së.
Në Kllokot do të përballen Bozhidar Dejanoviq nga Lista Serbe me Sreqko Spasiqin nga Uniteti Kombëtar Serb.
Çfarë thoshin sondazhet?
Menjëherë pas përfundimit të procesit të votimi, exit-pollet paralajmëruan dhe rezultatin në disa komuna të Kosovës.
Ajo që u vu re është fakti se në 3 exit poll-e e zhvilluara, rezultuan pothuajse të njëjta shifra duke nxjerrë fitues të njëjtin kandidat për komunën përkatëse. Diferencat janë të vogla në përqindjen e votave që parashihet të marrë çdo kandidat, ndërsa për disa prej tyre nuk përjashtohet përballja në balotazh.
Rezultatet sipas exit poll-it të parë në disa komuna:
Prishtinë: Përparim Rama (LDK), 37,7%. Hajrullah Çeku (LVV) 30,00%. Urain Ismaili (PDK) 26.03%.
Mitrovicë (fitore pa balotazh): Arian Tahiri (PDK) 58,30%. Faton Peci (LVV) 35,06%
Podujevë: Shepjtim Bulliqi (LVV) 47,07%. Ekrem Hyseni (LDK) 38,09%.
Drenas: Ramiz Lladrovci (PDKRLL) 48,06%. Petrit Hajdari (PDK) 45,03%.
Suharekë: Bali Muharremaj (AAK) 44,05%. Ardian Shala (LDK) 30,06%.
Lipjan (fitore pa balotazh): Imri Ahmeti (LDK) 52,00%. Shukri Buja (PDK) 32,01%.
Sipas këtyre të dhënave, edhe në Pejë, Gjakovë, Gjilan e Prizren do të ketë balotazh.
Balotazh, sipas këtij exit poll-i, nuk do të ketë as në Ferizaj, ku fiton bindshëm Agim Aliu i PDK-së, dhe as në Istog, ku fitoren në rundin e parë e siguron edhe Ilir Ferati.
Rezultatet sipas exit poll-it të dytë në disa komuna:
Prishtinë: Përparim Rama (LDK), 35,82%. Hajrullah Çeku (LVV) 31,57%. Urain Ismaili (PDK) 26,05%
Mitrovicë (fitore pa balotazh): Arian Tahiri (PDK) 51,12%. Faton Peci (LVV) 41,23%.
Prizren: Shaqir Totaj (PDK) 46,14%. Artan Abrashi (LVV) 30,47%.
Pejë: Gazmend Muhaxheri (LDK) 47,52%. Tauland Kelmendi (LVV) 28,27%.
Ferizaj (fitore pa balotazh): Agim Aliu (PDK) 55,38%. Enver Haliti (LVV) 30,97%.
Gjakovë (fitore pa balotazh) Ardian Gjini (AAK) 50,67%. Ardian Gola (LVV) 25,21%.
Gjilan: Alban Hyseni (LVV) 48,5%. Arbër Ismaili (LDK) 32,05%.
Rezultatet sipas exit poll-it të tretë në disa komuna:
Prishtinë: Përparim Rama (LDK) 34,03%. Hajrulla Çeku (LVV) 32,01%. Uran Ismaili (PDK) 28,09%.
Prizren: Shaqir Totaj (PDK) 43,03%. Artan Abrashi (LVV) 30,04%.
Pejë: Gazmend Muhaxheri 46,04%. Taulant Kelmendi (LVV) 27,00%.
Podujevë (fitore pa balotazh): Shpejtim Bulliqi (LVV) 51,06%. Ekrem Hyseni (LDK) 37,08%.
Mitrovicë (fitore pa balotazh): Arian Tahiri (LVV) 55,09%. Faton Peci (LVV) 39,07%.
Istog (fitore pa balotazh): Ilir Ferati (LDK) 64,06%. Ali Nimanaj (PDK) 19,06%.
Ferizaj (fitore pa balotazh): Agim Aliu (PDK) 62,02%. Enver Haliti (LVV) 21,04%.
Suharekë: Bali Muharremaj (AAK) 45,07%. Ardian Shala (LDK) 30,02%.
Gjakovë: Ardian Gjini (AAK) 47,02%. Ardian Gola (LVV) 21,03%.
Lipjan: Imri Ahmeti (LDK) 48,08%. Shukri Buja (PDK) 36,00%.
Gjilan: Alban Hyseni (LVV) 48,01%. Arbër Ismaili (LDK) 36,01%.
Fushë Kosovë: Valor Perbreza (LVV) 39,07%. Besnik Osmani (LDK) 37,09%.
22:11 Lipjan: Imri Ahmeti i LDK-së drejt një mandati të tretë, në epërsi me mbi 50% të votave
Sipas të dhënave të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), në Komunën e Lipjanit po prin bindshëm Imri Ahmeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), duke u pozicionuar për ta siguruar edhe një mandat të ri në krye të komunës.
Deri në orën 21:44, janë numëruar 60 vendvotime nga gjithsej 88, ndërsa nga 66,348 votues të regjistruar, janë përpunuar rreth 19,000 vota.
Rezultatet e deritanishme tregojnë këtë renditje:
Imri Ahmeti (LDK) – 50.11%, përkatësisht 9,521 vota;
Shukri Buja (PDK) – 30.55%, apo 5,804 vota;
Ilir Qeriqi (Lëvizja Vetëvendosje) – 17.04%, që përbën 3,367 vota.
Procesi i numërimit të votave po vazhdon, por diferenca e dukshme në rezultatet paraprake e vendos Imri Ahmetin në pozitë të favorshme për ta siguruar mandatin e tretë në drejtimin e komunës së Lipjanit.
22:10 Abdixhiku: LDK ka fituar, prin dhe është në garë në 12 komuna
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se 12 tetori është një ditë fitoreje për LDK-në, duke theksuar se partia që ai udhëheq ka fituar, prin ose është ende në garë në 12 komuna të vendit.
Në një prononcim pas mbylljes së votimit, Abdixhiku u shpreh se rezultatet e deritanishme dëshmojnë për rritjen dhe konsolidimin e LDK-së në nivel lokal, duke e cilësuar këtë si një kthesë pozitive për partinë.
“LDK ka fituar, prin dhe është në garë në 12 komuna. Kjo është dëshmi e qartë se qytetarët kanë besuar në seriozitetin dhe ofertën tonë qeverisëse,” – tha Abdixhiku, duke falënderuar strukturat e partisë dhe votuesit për mbështetjen e treguar.
Ai shtoi se procesi zgjedhor është zhvilluar në mënyrë të qetë dhe demokratike, ndërsa ftoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të vazhdojë me numërimin dhe publikimin transparent të rezultateve.
22:08 Lipjan: Imri Ahmeti i LDK-së drejt mandatit të radhës me mbi 50% të votave
Qytetarët e Lipjanit po i qëndrojnë besnikë Imri Ahmetit nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), i cili aktualisht po prin bindshëm në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), deri në orën 21:44 janë numëruar 60 vendvotime nga gjithsej 88, ndërsa nga 66,348 vota të regjistruara, janë përpunuar 19,000 vota.
Rezultatet e deritanishme tregojnë se:
Imri Ahmeti (LDK) kryeson me 50.11%, që përkthehet në 9,521 vota.
Shukri Buja (PDK) renditet i dyti me 30.55%, apo 5,804 vota.
Ilir Qeriqi (Lëvizja Vetëvendosje) mban vendin e tretë me 17.04%, apo 3,367 vota.
Procesi i numërimit të votave në Lipjan po vazhdon, por diferenca aktuale e vendos Imri Ahmetin në një pozitë të favorshme për ta siguruar edhe një mandat të ri në krye të komunës.
22:07 Drenas: Ramiz Lladrovci në epërsi të qartë me mbi 53% të votave
Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), deri më tani janë numëruar 27.40% e kutive të votimit në Komunën e Drenasit.
Rezultatet paraprake tregojnë një epërsi të dukshme për Ramiz Lladrovcin, i cili aktualisht udhëheq me 53.44% të votave, që përkthehen në 3,431 vota.
Në vendin e dytë renditet Petrit Hajdari nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 38.18%, apo 2,451 vota, ndërsa Egzona Tërdevci nga Lëvizja Vetëvendosje mban vendin e tretë me 3.33%, që i korrespondojnë 214 votave.
Procesi i numërimit po vazhdon, por avantazhi i Lladrovcit deri më tani është i qartë dhe e pozicionon atë si favorit për të siguruar një mandat tjetër në krye të Drenasit.
22:06 Skënderaj: Sami Lushtaku i PDK-së në epërsi të bindshme me mbi 10 mijë vota
Sipas të dhënave të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në Komunën e Skënderajt po udhëheq bindshëm Sami Lushtaku nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).
Pas procesimit të 82.75% të vendvotimeve, Lushtaku ka siguruar 10,752 vota, duke ruajtur një avantazh të madh ndaj kundërshtarëve politikë.
Në vendin e dytë renditet Hysni Mehani nga Lëvizja Vetëvendosje, me 1,289 vota, ndërsa Sokol Halili nga Iniciativa Qytetare për Skënderajn është i treti me 926 vota.
Rezultatet tregojnë një diferencë të thellë mes kandidatit të PDK-së dhe rivalëve të tij, ndërsa numërimi i mbetur pritet të konfirmojë fitoren e mundshme të Lushtakut në këtë komunë bastion të partisë.
22:05 Rahovec: Smajl Latifi i AAK-së në epërsi me mbi 40% të votave
Në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, në Komunën e Rahovecit aktualisht po prin Smajl Latifi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Latifi ka marrë 40.17% të votave, që përkthehen në 6,434 vota.
Në vendin e dytë renditet Ali Dula nga Lëvizja Vetëvendosje, me 22.68% ose 3,677 vota, ndërsa shumë afër tij, në vendin e tretë, është Burim Krasniqi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) me 22.57%, apo 3,659 vota.
Deri në orën 21:54, janë numëruar 60 vendvotime nga gjithsej 77, që përfaqësojnë 16,212 vota të vlefshme nga 59,573 qytetarë me të drejtë vote në këtë komunë.
Procesi i numërimit po vazhdon, dhe rezultatet përfundimtare pritet të publikohen nga KQZ-ja në orët në vijim.
22:04 Fushë Kosovë: Valon Prebreza i Vetëvendosjes në krye pas numërimit të mbi 60% të kutive
Sipas të dhënave të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), janë numëruar më shumë se 60% e kutive të votimit në Komunën e Fushë Kosovës.
Në krye të garës ndodhet Valon Prebreza nga Lëvizja Vetëvendosje, i cili aktualisht prin me avantazh ndaj kundërshtarëve.
Në vendin e dytë renditet Besnik Osmani nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ndërsa Rrahim Tërnava i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) mban vendin e tretë.
Numërimi i votave po vazhdon, ndërsa rezultatet përfundimtare pritet të publikohen nga KQZ-ja pas përpunimit të plotë të të gjitha kutive të votimit.
21:58 Suharekë: Bali Muharremaj në epërsi sipas rezultateve të para të KQZ-së
Sipas të dhënave preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), në Komunën e Suharekës aktualisht po prin Bali Muharremaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ndërsa pas tij renditet Ardian Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).
Në fshatin e tij të lindjes, Gjinoc, Muharremaj ka marrë 63.9% të votave, duke siguruar mbështetje të gjerë nga banorët e zonës.
Nga ana tjetër, Ardian Shala, në fshatin e tij Mushtisht, ka dalë i pari me 47.12% të votave, përballë Muharremajt, i cili ka marrë 36.14% në atë vendvotim.
Procesi i numërimit të votave në Suharekë është ende në vazhdim, dhe rezultatet përfundimtare pritet të konfirmohen nga KQZ-ja në orët e ardhshme.
21:56 Vushtrria
Pas numërimit të më shumë se 50% të votave, Ferit Idrizi nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) po udhëheq garën për kryetar të Komunës së Vushtrrisë.
Në vendin e dytë renditet Sylejman Meholli nga Lëvizja Vetëvendosje, i cili ka arritur 29.42% të votave, ndërsa i treti është Xhafer Tahiri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Numërimi i votave është ende në proces, ndërsa rezultatet përfundimtare pritet të publikohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në orët në vijim.
21:50 Prishtina
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka numëruar 70 kuti votimi nga 268 në Prishtinë.
Deri më ttanipo prin kandidati i LDK-së, Përparim Rama, me 34.08 për qind të votave, i pasuar nga Hajrulla Çeku i VV-së me 32.91 për qind.
Në vendin e tretë është Uran Ismaili i PDK-së me 27,.49 për qind apo 6 mijë e 529 vota, ndërsa i katërti renditet Bekë Berisha i AAK-së me 759 vota apo 3.2 për qind.
21:49 – Mitrovica
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po publikon rezultatet e para nga gara në Mitrovicë të Veriut që duket se do të ketë balotazh.
Nga 9.09% e kutive të numëruara deri më tani në Mitrovicë të Veriut po prin Millan Radojeviq me 40.16 për qind të apo 102 vota.
Në vendin e dytë është kryetari aktual, Erden Atiqi, me 33.86 për qind apo 86 vota.
Në vendin e tretë është Flutura Hamza Azemi nga PDK-ja me 15.75 për qind apo 40 vota.
21:39 Obiliq
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka numëruar 60.61 për qind të kutive të votave në komunën e Obiliqit.
Në vendin e parë deri më tani nga 20 kuti të numëruara është Xhafer Gashi i LDK-së me 47.21 për qind apo 3 mijë e 321 vota.
I dyti renditet Halil Thaçi i Lëvizjes Vetëvendosje me 41.61 për qind apo 2 mijë e 927 vota.
Ndërsa i treti renditet Goran Dançetoviqi i Listës Serbe me 417 vota apo 5.93 për qind.
20:44 Rezultatet preliminare të pjesëmarrjes në zgjedhjet komunale në Kosovë
Sipas të dhënave të para të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), deri në orën 19:00 të ditës së sotme kanë votuar 791 mijë e 123 qytetarë, që përfaqësojnë 39.07% të 2 milionë e 25 mijë e 105 votuesve me të drejtë vote. Të dhënat janë bazuar në raportimet nga 95% e vendvotimeve në të gjithë vendin.
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, në konferencën për media të mbajtur në orën 19:30, njoftoi se procesi i votimit ka përfunduar në orën 19:00 dhe se në shumicën e vendvotimeve ka nisur tashmë numërimi i fletëvotimeve. Ai theksoi se dita e zgjedhjeve është zhvilluar qetësisht dhe në përputhje me kërkesat ligjore, pa incidente që do të mund të cenonin integritetin apo besueshmërinë e procesit.
Radoniqi theksoi se numërimi i votave do të zhvillohet në dy faza: fillimisht do të numërohen votat për kandidatët për kryetarë komunash, ndërsa më pas do të vazhdohet me numërimin e votave për subjektet politike që garuan për Kuvendet Komunale.
Kreu i KQZ-së u bëri thirrje anëtarëve të këshillave të vendvotimeve që të veprojnë me profesionalizëm, paanshmëri dhe respektim të plotë të ligjit, në mënyrë që vullneti i qytetarëve të garantohet dhe të mbrohet.
Ai gjithashtu kujtoi se nga ora 19:00 ka filluar afati 48-orësh për paraqitjen e ankesave në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), që lidhen me procesin e votimit të sotëm.
KQZ pritet të publikojë rezultatet e para të numërimit sapo të përfundojë faza e parë e verifikimit dhe përmbledhjes së votave në komunat përkatëse.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





