Transmetuar më 11-10-2025, 19:58

Leskovc, Serbi – Ekipi Kombëtar i Shqipërisë ka mbërritur mbrëmjen e sotme në stadiumin “Duboçica” të qytetit të Leskovcit, ku do të zhvillohet ndeshja vendimtare kundër Serbisë, e vlefshme për fazën "Play-off" të Kampionatit Botëror 2026.

Në pamjet e siguruara nga vendngjarja, shihet ekipi kuqezi teksa mbërrin në stadium i shoqëruar nga forca të shumta policie dhe njësi speciale. Masat e larta të sigurisë janë zbatuar gjatë gjithë itinerarit të delegacionit shqiptar, nga hoteli në qytetin e Nishit deri në destinacionin përfundimtar në Leskovc.

Organet e sigurisë serbe kanë garantuar një prani të shtuar për të siguruar mbarëvajtjen e këtij takimi me sensitivitet të lartë sportiv dhe diplomatik.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit