Transmetuar më 11-10-2025, 19:44

GJERMANI- Trazira u krijuan sot pasdite në Giessen të Gjermanisë, kur një person i panjohur hapi zjarr në një lokal bastesh sportive pranë sheshit qendror të qytetit, duke plagosur të paktën tre persona. Siç raportohet nga mediat gjermane, policia ka bllokuar hyrjen në shesh. Motivet e sulmit mbeten të panjohura, si dhe numri i saktë i të plagosurve dhe shkalla e lëndimeve të tyre.

Sipas Bild, policia pretendon se ka tre persona të plagosur, ndërsa zëdhënësja e policisë deklaroi: Nuk ka vdekje. Për momentin nuk mund të jap informacion në lidhje me shkallën e lëndimeve.

Sakaq utori i krimit u arratis, ndërsa arma e përdorur thuhet se ishte një revolver ose pistoletë. Një forcë e fortë policore ndodhet në vendngjarje.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit