

Në adresën 63 boulevard Saint-Michel 75005, ku Ismail Kadare shkroi perla të përbotshme dhe të tejkohshme, do të vendoset pllaka e tij përkujtimore.
Në ato pak shkronja, do të kujtohet se Kadare e ngriti Shqipen dhe Shqipërinë në lartësi dhe largësi të panjohura më parë.
Do të mbushemi me krenari se edhe pse ai i përket letërsisë botërore, ushqeu shpirtërisht e lartësoi moralisht popullin e tij.
Do të përjetësohet nderi që Shqipëria dhe shqiptaria tek ai dhe vepra e tij gjetën formën më të lartë të vetvetes.
Do të na kujtohet se Kadare u shndërrua në pasaportën e Shqipërisë atëherë kur vetë Shqipëria ishte brenda kafazit të izolimit, e qëndroi në atë piedestal edhe kur qemë të përbuzur e të keqkuptuar, luftoi për ne, edhe kur ne luftonim kundër Tij.
Në atë pllakë do të gdhendet emri i kolosit kulturor, humanist, patriotik, që na dha gjithçka e nuk mori kurrë asgjë.
Merci Paris! Merci à la France!
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





