Transmetuar më 11-10-2025, 16:26

Santorini, 11 Tetor 2025 – Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin turistik në ishullin grek të Santorinit, ku një fëmijë 6-vjeç nga India humbi jetën pasi u mbyt në pishinën e një hoteli në zonën e Kamarit.

Sipas mediave greke, në momentin e incidentit në ambientin e pishinës ndodheshin disa persona, përfshirë edhe prindërit e fëmijës, por askush nuk vuri re se ai ndodhej në fund të ujit. Fatkeqësisht, vetëm pasi një nga pushuesit e tjerë e goditi aksidentalisht me këmbë gjatë notit, u kuptua pranisë së tij në ujë.

Fëmija u nxor menjëherë dhe iu dha ndihma e parë me CPR dhe defibrilator, por përpjekjet ishin të pasuksesshme. Ambulanca mbërriti brenda 7 minutash, por në spital u konstatua vdekja e tij.

Autoritetet greke kanë nisur një hetim të plotë për rrethanat e ngjarjes. Dyshohet se në pishinë mungonte roja e shpëtimit, si dhe po shqyrtohen dokumentet e licencimit të hotelit dhe përgjegjësitë ligjore të stafit dhe prindërve.

Prindërit janë marrë në pyetje dhe pritet të paraqiten në gjykatë, ndërsa policia po vijon hetimet për të verifikuar nëse ka pasur mungesë të masave të sigurisë apo neglizhencë të mundshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit