

Shijak, 11 Tetor 2025 – Një 28-vjeçar me banim në Peqin është shpallur në kërkim nga policia, pas një denoncimi të bërë nga familjarët e një vajze 12-vjeçare, e cila dyshohet se është ngacmuar nga i riu.
Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur më 5 tetor në Shijak. Menjëherë pas kallëzimit, specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Shijakut kanë nisur veprimet për lokalizimin dhe ndalimin e të dyshuarit, i identifikuar me inicialet M. K.
“Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme hetimore,” thuhet në deklaratën e Policisë.
Ndërkohë, hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes janë në vijim.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





