Transmetuar më 11-10-2025, 15:29

BERAT- Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në rrugën hyrëse të Fier-Sheganit, në aksin nacional Lushnjë–Berat. Nga të dhënat e para, mësohet se një automjet tip “Toyota”, me drejtues A. G., rreth të 30-tave, ka dalë nga rruga në një kthesë për shkak të shpejtësisë së lartë.

Shoferi është nxjerrë nga automjeti dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë Rrugore dhe zjarrfikësit e Lushnjës, megjithatë ndërhyrja e këtyre të fundit nuk ka qenë e nevojshme.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe po punon për disiplinimin e trafikut në zonë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit