Transmetuar më 11-10-2025, 12:30

Gjilan, 11 Tetor 2025 – Një person është arrestuar në kuadër të hetimeve për rrëmbimin dhe dhunimin e një burri në fshatin Bresalc të Gjilanit. Viktima, 37-vjeçar, kishte mbetur i mbajtur me forcë dhe i dhunuar fizikisht më 7 tetor, por arriti të shpëtojë dhe ta raportojë rastin në Policinë e Kosovës.

Pas hetimeve intensive, më 10 tetor në rrugën e Kumanovës, Task Forca ka ndaluar Shemsedin Kasumin, 43 vjeç, i dyshuar për përfshirje në këtë rast. Dy persona të tjerë janë ende në arrati.

I arrestuari ndodhet në ndalim 48 orësh dhe hetimet vazhdojnë nga Njësia e Hetimeve Rajonale në Gjilan për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe gjetjen e bashkëpunëtorëve të tjerë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit