Transmetuar më 11-10-2025, 11:54

ITALI – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku si pasojë e një zjarri të madh kanë humbur jetën tre persona. Një pallat në Milano mori flakë ku si pasojë, humbën jetën tre anëtarë të një familje dhe u lënduan nëntë të tjerë.

Nga kjo ngjarje humbën jetën çift i bashkëshortëve 88 dhe 85 vjeç, dhe djali i tyre 45-vjeçar, i cili jetonte në apartamentin që u përfshi nga flakët. Mediat italiane shkruajnë se forcat zjarrfikëse evakuuan edhe 50 persona të tjerë, ku nëntë prej tyre janë dërguar në spial, pasi kanë marrë lëndime të shumta.

Autoritetet e shpallën pallatin gjashtë katësh të pabanuar dhe deklaruan se zjarri besohet të jetë aksidental. Hetimi po kryhet nga Karabinierët e Kompanisë Corsico me mbështetjen e Njësisë së Hetimit të Zjarrit të Departamentit Rajonal të Zjarrfikësve.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit