

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale “Rrëmbim në tentativë në bashkëkryerje” në Mitrovicën Veriore.
Ngjarja ka ndodhur më 10 tetor 2025, kur një vajzë e mitur dhe nëna e saj po lëviznin në rrugën “Zveçanska”, dhe dy persona të panjohur kanë tentuar ta detyrojnë viktimën të hipte në automjetin e tyre. Vajza arriti të incizojë të dyshuarit dhe menjëherë telefonoi policinë.
Sipas njoftimit të Policisë, falë veprimeve të shpejta hetimore, dy të dyshuarit janë arrestuar pak orë pas ngjarjes në zonën e Mitrovicës Jug: A.P. (1984) dhe G.M. (1989), të cilët gjatë arrestimit rezultuan nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht 1.04‰ dhe 0.66‰.
Prokurori i shtetit ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarve për 48 orë dhe inicimin e rastit për veprën penale “Rrëmbim në tentativë në bashkëkryerje”.
Policia ka bërë të ditur se intervistimi i të dyshuarve do të vazhdojë, ndërsa veprimet e saj mbeten të përkushtuara në zbatimin e ligjit dhe parandalimin e veprave penale.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





