Transmetuar më 11-10-2025, 10:13

Partia Demokratike ka zyrtarisht ekipin për zgjedhjet e pjeshme në Bashkitë Tiranë, Vlorë, Berat, Mat, Cërrik dhe Tepelenë.

Sa i përket garës së ‘nxehtë’ në Tiranë, opozita nuk vendosi një kandidat demokrat, por zgjodhi të mbështesë kandidatin e pavarur Florjan Binaj.

Në Tepelenë, PD ka hyrë në garë Gabriel Gumën, një 26-vjeçar me profesion sipërmarrës. Guma do të garojë përballë ish-komandantit të Gardës, Gramoz Sako, i zgjedhur nga Partia Socialiste.

Njëjtë si në Tiranë edhe në Vlorë, opozita ka zgjedhur të mbështesë Dionis Sotën, i cili ka shpallur kandidaturën e pavarur nga partitë politike ndërsa ka prezantuar dhe vizionin e tij për qyetin bregdentar: Një Vlorë Evropiane për të gjithë!

Për Bashkinë e Matit, PD ka zgjedhur Eduart Brahilikën për të garuar nën logon e tyre, i cili është me profesion avokat. Brahilika do të garojë në garën për kryebashkiak përballë Altin Bojnit të përzgjedhur nga Partia Socialiste.

Amarildo Hoxha, me profesion doktor, është kandidatura e Partisë Demokratike për zgjedhjet e bashkisë së Cërrikut. Hoxha do të garojë në zgjedhjet e 9 nëntorit përballë Florenc Dokës, kandidat i Partisë Socialiste. Dy kandidatët synojnë postin e Andis Sallës, i cili u largua nga Cërriku pasi mori detyrën e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Ndërsa në Berat, opozita ka zgjedhur kandidatin Pavlo Shkarpa, shkruan zeri.

Bashkia e Beratit, Tepelenës dhe Matit “humbën” kryebashkiakët e tyre, pasi u zgjodhën deputetë të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit.

Ndërkohë që Ermal Dredha dha dorëheqjen si kryebashki i Vlorës dhe Andis Salla u largua nga Cërriku pasi mori detyrën e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Kujtojmë se Bashkia e Tiranës e cila bënte pjesë te 6 vakancat zyrtare për zgjedhjet e pjesshme lokale, është pezulluar për zhvillimin e zgjedhjeve deri në dhënien e vendimit të Kushtetueses mbi ankimin e Erion Veliajt lidhur me shkarkimin.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit