Transmetuar më 11-10-2025, 10:12

Avokati Ervin Karanxha, i ftuar në emsionin Breaking në Top News, foli rreth çështjeve gjyqësore dhe masat e sigurisë në ambientet gjyqësore.

Pjesë e diskutimit ishte edhe çështja e personazhit të njohur në "Tik Tok" Cllevio Serbiano i cili u ekstradua nga Dubai në Shqipëri për tu përballur me drejtësinë.

Avokati pranoi se reperi rrezikon për shkak të konflikteve të shumta të tij me persona të tjerë dhe i duhen krijuar kushtet e sigurisë.

“Këto kanë qenë konflikte të ndryshme që kemi parë më herët. Clevio është ekstraduar dhe ndodhet aktualisht në ambientet e IEVP-së. Për shkak se ai ka ngritur pretendime se i rrezikohet jeta nga persona me të cilët ka pasur konflikte në të kaluarën, duhen marrë masa për të garantuar siguri maksimale.

Organet e burgut duhet të ndërhyjnë për të siguruar mbrojtjen e tij, qoftë edhe përmes ajrosjes së kufizuar. Dihet gjithashtu që Clevio ka thyer më parë masën e arrestit dhe aktualisht priten procedurat e mëtejshme ligjore.

Ai është një reper i njohur, falë aftësive të tij artistike, por ka qenë shpesh i përfshirë në konflikte të ndryshme. Duke qenë i izoluar, është e rëndësishme të krijohen kushtet e nevojshme për ta mbrojtur.

Nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë edhe i pafajshëm, ndaj trajtimi i tij duhet të jetë në përputhje me të drejtat e njeriut dhe sigurinë e nevojshme.”, tha avokati.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit