Transmetuar më 11-10-2025, 09:32

Greqi – Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Greqi, ku një shtetas shqiptar dhe punëdhënësi i tij grek mbetën të vrarë. Sipas burimeve të policisë greke, sulmi dyshohet të jetë kryer nga një autor ende i paidentifikuar, i cili mund të ketë vepruar me bashkëpunëtorë.

Një nga pistat kryesore të hetimit lidhet me testamentin e pronarit grek, i cili është hartuar vetëm tre ditë para ngjarjes tragjike. Dokumenti është zbuluar nga hetuesit pas vdekjes së tij dhe flet për një frikë të qartë që ai kishte për jetën e tij.

Në testament, ai shprehet:

“Po e shkruaj testamentin tim në rast vdekjeje të papritur”, duke lënë të kuptohet se kishte shqetësime serioze për sigurinë e tij.

Në të njëjtin dokument, pronari grek i linte shumicën e pasurisë nipit të tij, i cili ndodhej në vendngjarje dhe është dëshmitar kyç i hetimeve. Ai shkruan:

“Nipit tim të dashur…, djalit të vëllait tim të ndjerë…, sepse e dua si fëmijën tim pasi e kam pasur nën udhëheqjen time shpirtërore që kur ishte fëmijë dhe ai nuk i ka keqkuptuar kurrë urdhërimet e mia dhe gjithmonë përpiqet të më bëjë të lumtur me shumë respekt dhe dashuri, ia lë pjesën më të madhe të pasurisë sime.”

Po ashtu, në testament ishte përfshirë edhe miku i tij shqiptar, i cili humbi jetën së bashku me të. Sipas dokumentit, shqiptari do të përfitonte shumën prej 200,000 eurosh.

Policia greke vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa autori mbetet ende i lirë. Nuk përjashtohet mundësia që motivi të jetë i lidhur pikërisht me trashëgiminë dhe përfitimet nga pasuria e pronarit të ndjerë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit