Transmetuar më 11-10-2025, 08:13

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton fillimin e projektit “Emergjencë për riparimin e nënshtresave dhe shtresave asfaltike në segmentin rrugor Vorë–Ura e Dajlanit”.

Punimet do të nisin më 13 tetor 2025 dhe do të shoqërohen me bllokim të përkohshëm të qarkullimit në drejtimin Vorë–Durrës, në disa segmente rrugore:

Vorë-Maminas,

Maminas-Sukth,

Sukth-Fllakë,

Fllakë-Mbikalimi i Shkozetit,

Mbikalimi i Shkozetit-Ura e Dajlanit.

Sipas ARRSH-së, kohëzgjatja e punimeve do të jetë 1–2 ditë për çdo segment, ndërsa për të shmangur trafikun, drejtuesve të automjeteve u rekomandohet përdorimi i rrugës alternative Vorë–Maminas–Katër Rrugët e Shijakut–Durrës.

Pas përfundimit të punimeve në krahun Vorë–Durrës, ndërhyrja do të vijojë edhe në drejtimin e kundërt Ura e Dajlanit–Vorë, me të njëjtën ndarje segmentesh dhe kohëzgjatje.

Autoriteti Rrugor u bën thirrje qytetarëve për mirëkuptim gjatë zhvillimit të punimeve.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit