

TIRANA- Partia Demokratike ka zyrtarizuar kandidatët për zgjedhjet e pjesshme lokale në gjashtë bashki të vendit. Në zgjedhjet e 9 nëntorit, opozita do të përfaqësohet nga 5 kandidatë, duke përjashtuar bashkinë e Tiranës. Ndërkohë, kandidatura e bashkisë së Tiranës për Florjan Binaj është zyrtarizuar. Ndërsa përsa i përket bashkive të tjera,Gabriel Guma është kandidat i Bashkisë Tepelenë; Dionis Sota është kandidat i Bashkisë Vlorë; Eduart Brahlika është kandidat i Bashkisë Mat; Amarildo Hoxha është kandidat i Bashkisë Cërrik dhe Pavlo Shkarpa për Bashkinë e Beratit.
LISTA:
Florjan Binaj – Tiranë Gabriel Guma – Tepelenë Dionis Sota – Vlorë Eduart Brahlika – Mat Amarildo Hoxha – Cërrik Pavlo Shkarpa – Berat
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





