

SHBA- Një shqiptar është arrestuar nga policia ameriakane, pasi u kap nga kamerat e sigurisë duke hedhur vazhdimisht mbeturina të biznesit të tij në natyrë. Bëhet me dije se Xhevahir Kalaja ishte kapur nga kamerat e sigurisë mbi 10 herë duke hedhur goma automjetesh dhe mbeturina nga biznesi i tij në pyllin në Parkun Scotti.
Siç raportohet Kalaja u arrestua më 10 shtator, për shkelje të Kodit të Qytetit të Yonkers. Gjithashtu autoritetet kanë sekuestruar automjeti i tij të cilin e përdorte për të transportuar mbeturinat. Nga pamjet e publikuara duket momenti kur shqiptari hedh mbeturinat në natyrë.
Po ashtu lidhur me ndotjen e mjedisit është arrestuar edhe një person tjetër. Ai u arrestua më 5 tetor 2025, pasi u kap në flagrancë duke hedhur mbeturina në Cumberland Drive dhe në zonën e 1157 Central Park Avenue. Sakaq Policia e Yonkers thotë se zyra e Prokurorit të Qarkut Westchester do të merret me ndjekjen penale.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





