Transmetuar më 10-10-2025, 19:52

TIRANA- Një operacion i befasishëm policor është zhvilluar pasditen e sotme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë. Në videon e publikuar nga JOQ, shihet momenti ku efektivët civilë kanë ndaluar një automjet luksoz të tipit “Audi” me targa britanike. Agjentët i nxjerrin nga makina, i shtrijnë përtokë pranë Kryeministrisë dhe i vënë në pranga tre personave që ndodheshin brenda mjetit, të cilët mësohen se ishin të shpallur në kërkim, ndërsa identiteti i tyre ende nuk është bërë publik.

Dëshmitarët në vendngjarje shihen të trembur e të frikësuar nga skena, e bëjnë me dije se gjithçka ka ndodhur brenda pak sekondave.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit