Transmetuar më 10-10-2025, 17:12

SERBI – Ekipi shqiptar ka zbarkuar në Nish, ku do të akomodohet në hotel e më pas do të niset për në stadiumin “Duboçiça”, ku do të zhvillojë dhe seancën e fundit stërvitore përpara ndeshjes të së shtunës.

Skuadra kuqezi u prit nga qindra forca policie në aeroport, të cilat shoqëruan ekipit shqiptar nga pista e uljes së avionit direkt për në hotel që të mos kishte pa probleme, duke shmangur edhe kontrollin në aeroport.

Në orën 16:30, trajneri Sylvinho do të dalë përpara mediave në konferencë, ndërsa në 17:30 do të zhvillohet dhe seanca e fundit stërvitore. Sfida do të luhet nesër më 11 tetor, në orën 20:45.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit