Transmetuar më 10-10-2025, 14:07

GREQI – Ili Zorbaj 49 vjeç, me origjinë shqiptare është raportuar i zhdukur nga autoritetet greke. Protothema shkruan se 49-vjeçari shqiptar i cili bantonte në Greqi, është larguar nga zona Rizomylos në Akai para katër ditëve. Familja kërkon gjetjene tij, pasi sipas tyre mund të ketë arsye që i vënë jetën në rrezik.

Të afërmit e përshkruajnë Zorbajn si një burrë të gjatë rreth 1.75 cm, të dobët, i cili mbante veshur një xhaketë të zezë, xhinse dhe këpucë të bardha ditën e fundit që është parë. Deri në këto momente nuk është raportuar ende për ndonjë person të ngjashëm me të, ndërkohë që autoritetet greke po kërkojnë për gjetjen e tij.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit