

Tiranë- KQZ ka ndërprerë çdo përgatitje për zhvillimin e zgjedhjeve në Tiranë, pasi Kushtetuesja pezulloi dekretin e Bajram Begajt pas ankimit të Erion Veliajt. Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi tha se nuk mund të kryejnë asnjë veprim, pasi është çështje e kompetencës së Kushtetueses për të vendosur mbi ankimin e Veliajt.
Celibashi tha se do të vijojnë përgatitjet për zgjedhjet në 5 bashki të tjera më datë 9 nëntor.
“Është pezulluar që ditën e djeshme. Në datën 9 nëntor është e sigurt që do të zhvillohen zgjedhjet për 5 bashkitë te tjera përjashto bashkinë e Tiranë”, tha ai.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





