

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që pezulloi dekretin e Presidentit për zhvillimin e zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës, ka ardhur reagimi i parë zyrtar nga radhët e qeverisë.
Ministri i Shtetit për Parlamentin, Toni Gogu, në një intervistë për Top Story, theksoi se Partia Socialiste mbetet e përkushtuar ndaj respektimit të ligjit dhe vijimit të punës me qytetarët.
“Ai ishte një vendim që e marrin organet që bëjnë zgjedhjet. PS është garuese në zgjedhje dhe nuk organizon zgjedhje. Dekretin e presidentit, presidenti cakton datën dhe Gjykata shqyrton më pas. Si përfaqësues i PS, gjëja e parë është që respektojmë ligjin, gjë që e kemi bërë që dinë e parë, nuk komentojmë vendimin e gjykatave, e sidomos asaj të Gjykatës Kushtetuese.
Kjo gjë do të ketë një vendim themeli ku Gjykata Kushtetuese do ta shqyrtojë më vonë. Shtabin e PS nuk ndryshon asgjë. Jemi në komunikim të vazhdueshëm me qytetarët e Tiranës. Patjetër që do të ketë një ditë zgjedhjesh, por kjo nuk e pengon PS që ka nisur një diskutim intensiv me qytetarët e Tiranës. Si do të vazhdojmë të ofrojmë shërbime publike, e hapësirat publike, modernizmi jetës së qytetarëve.
Ne si PS jemi të përgatitur, nga njëra anë të respektojmë ligjin dhe nga ana tjetër ti përgjigjemi qytetarit 24/24. Për shtabin elektoral tonin nuk ndryshon asgjë, për të vazhduar që Tirana jonë të ketë pulsin e jetës”, tha Toni Gogu.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





