

VLORË – Një ngjarje shqetësuese është regjistruar sot rreth orës 14:00 pranë tregut të Çoles, ku një punonjës i Ndërmarrjes së Pastrimit është dhunuar rëndë nga dy persona ende të paidentifikuar.
Sipas burimeve nga spitali rajonal i Vlorës, i lënduari është 70-vjeçari Kozma Kukli, i cili u dërgua me urgjencë pas agresionit të dhunshëm. Ai ka pësuar plagë në kokë dhe dëmtime të rënda në syrin e djathtë, për të cilin ekziston rreziku i humbjes së shikimit.
Vetë Kukli ka deklaruar në spital se dy persona, të cilët lëviznin me një furgon, janë afruar dhe e kanë goditur papritur. Sipas dëshmisë së tij, gjithçka ndodhi pa ndonjë përplasje apo paralajmërim verbal. Banorët e zonës kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë lajmëruar shërbimin e ambulancës dhe policinë.
Policia është në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të identifikuar autorët dhe motivet e sulmit. Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar mbi rrethanat e plota të incidentit.
Ngjarja ka shkaktuar reagime në komunitetin lokal dhe ngre shqetësime serioze për sigurinë e punonjësve të shërbimeve publike.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





