Transmetuar më 09-10-2025, 20:13

Beograd- Presidenti serb Aleksandar Vuçiç është penduar për akuzat e tij kundër Turqisë dje në lidhje me marrëveshjen e armëve me Kosovën.

Ai ka bërë një kthesë 180 gradë, pasi dje lëshoi akuza të forta ndaj Turqisë, për shitjen e dronëve kamikazë te Forcat e Kosovës, duke thënë se ata kërkojnë destabilizimin e rajonit dhe ringritjen e Perandorisë Osmane.

"Dje, reagova fuqishëm, disa do të thoshin ashpër, ndoshta tepër ashpër. Gjithmonë do të jem një mikpritës i mirë për Presidentin turk Erdogan… ai është udhëheqësi më i madh turk pas Mustafa Kemal Ataturkut. Sjellja e Turqisë është me rëndësi të madhe për stabilitetin e këtij rajoni. Ne duam marrëdhëniet më të ngushta, marrëdhëniet më të mira me Turqinë", ka deklaruar sot Vuçiç gjatë një konference për mediat.

Serbia ka shpenzuar më shumë se 1 miliard dollarë çdo vit për të paktën 7 vitet e fundit, duke rritur shpenzimet ushtarake në nivele alarmante. Qeveria serbe ka blerë armatime nga Irani, Rusia, Izraeli, Turqia dhe Kina.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit