

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja ka sjellë reagime të shumta edhe nga personazhet publike.
Një prej tyre ka qenë edhe moderatorja Orinda Huta e cila ka rrëfyer për herë të parë betejën familjare prej më shumë se një dekade.
Përmes një postimi në “Instagram”, Orinda e prekur nga vrasja e gjyqtarit ka theksuar se kjo ngjarje është një kambanë alarmi edhe për reagimet e njerëzve të cilët kanë “përqafuar” aktin e vrasësit.
“Nuk e besoj dot që njerëzit duartrokasin një veprim kafshëror”, shkruan ajo në një postim në Instagram, duke theksuar se reagimet e tilla janë po aq shqetësuese sa vetë ngjarja.
Më tej, ajo ka zbuluar se prej 15 vitesh është në “luftë” gjyqësore me familjarët e nënës së saj për një truall i cili i takon.
“Zoti e di sa do zgjasë se akoma s’ka kaluar në shkallë të parë, jemi ende me shtetin. Por janë tokat e mamase time dhe do i marr njësoj siç i takojnë të gjithë pjesëtarëve”, tregon prezantuesja, duke shtuar më tej se ka marrë edhe kërcënimet nga dajat e saj.
Reagimi i Orinda Hutës:
Vrasja e tmerrshme e gjyqtarit (ndjesë pastë) është këmbanë alarmi jo vetëm për ngjërjen, por edhe për reagimin e njerëzve më pas.
Nuk e besoj dot që njerëzit e duartrokasin një veprim kafshëror. Unë jam vetë pjesë e një procesi gjyqësor që zgjat prej 15 viteve e nuk i jepet zgjidhje.
Zoti e di sa do zgjasë se Akoma s’ka kaluar në shkallë të parë mes palëve, jemi Akoma me shtetin.
Por janë tokat e mamasë sime dhe do i marr, njësoj siç i takojnë të gjithëve që janë pjesëtarë.
E në këto vite kam marrë shpesh kërcënime nga të ashtuquajtur ‘daja’ pse po kërkoja të drejtën e familjes sime. E njoh mirë frustrimin e proceseve të gjata pa fund, por që të biesh dakort me krimin e ta vlerësosh….KY ËSHTË FUNDI!.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





