

Pas ngjarjes tronditëse në Gjykatën e Apelit të Durrësit, ku gjyqtari Astrit Kalaja u vra me armë zjarri gjatë një seance gjyqësore, rrjetet sociale janë përfshirë nga një valë reagimesh që kanë kaluar kufijtë e absurdit.
Pas komenteve në rrjetet sociale që justifikojnë apo madje mbështesin veprimin e dhunshëm të autorit, së fundmi është është hapur edhe një GoFundMe me qëllim mbledhjen e fondeve për autorët e krimit, Elvis dhe Gjon Shkambi, nën sloganin “Support for legal rights for all”.
Fushata, e shpërndarë nga faqja Albanian Ëomen of Michigan dhe e organizuar nga një familjar i ti tyre, Francesk Shkambi, kërkon ndihma financiare për “sigurimin e mbrojtjes ligjore profesionale dhe të pavarur” për dy të akuzuarit.
Në përshkrimin e gjatë të fushatës, ngjarja e përgjakshme paraqitet si “pasojë e një sistemi të korruptuar drejtësie dhe dështimesh institucionale”, duke u përpjekur të kthejë autorin e krimit në simbol të “padrejtësisë shtetërore”.
Fjalë si “mungesë transparence”, “neglizhencë institucionale” dhe “mbrojtje e të drejtave” përmenden shpesh, ndërsa askund nuk ka asnjë fjalë për viktimën, gjyqtarin Kalaja, apo dhimbjen e familjes së tij.
Ky është një veprim alarmant, duke qenë se ka njerëz që gjejnë arsye për të justifikuar vrasjen e një gjyqtari në sallën e gjyqit, duke humbur ndjenjën bazike të humanizmit, moralit dhe drejtësisë ligjore.
Ndërkohë që fushata në GoFundMe ka mbledhur mbi 4,300 dollarë, shumë qytetarë e kanë dënuar nismën si një përpjekje për të romantizuar një akt të rëndë kriminal dhe për të manipuluar opinionin publik nën petkun e “drejtësisë”.
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, një ngjarje e pashembullt në historinë e sistemit gjyqësor shqiptar, ka hapur një debat të thellë për sigurinë në gjykata, funksionimin e drejtësisë dhe degradimin e diskursit publik që, në vend të dënimit të dhunës, po prodhon empati për dhunuesit./vna
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





