Transmetuar më 09-10-2025, 10:51

Policia e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me AKI-në dhe prokurorinë ka arrestuar sot Fatmir Shehollin.

Sheholli dyshohet se analisti dyshohet për përfshirje në spiunazh, tha të enjten ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

“Pres trajtim institucional me seriozitet të lartë të këtij rasti, i cili përbën një nga aktet më të rënda ndaj sigurisë dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, shkroi ai në Facebook.

Ministri në detyrë tha se ai ka bashkëpunuar me aktorë “që çdo ditë punojnë e veprojnë për të minuar Republikën tonë dhe progresin e saj”.

Më tej Sveçla shkroi se “koha e spiunëve të Serbisë në Kosovë ka përfunduar”.

Ai tha se kushdo që punon për Serbinë e kundër Kosovës do të ndiqet pa kompromis.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit