

Po mbahet në Tiranë Konferenca e 3-të të Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s.
Në një video mesazh, Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Mark Rutte e ka konsideruar tastierën, si armën e re që përdoret kundër shoqërive tona.
Rutte: Sot tastjera është armë luftë që shënjestron shoqëritë tona. Aktorë shtetërore e jo shtetërorë punojnë kundër nesh. Në përgjigje të kësaj NATO vijon të bëhet edhe më e fortë në hapësirën digjitale. Kundërshtarët tonë e dinë që neni numër 5 mund të aktivizohet edhe nga sulmet klibernetike.
Shqipëria është vendi mikpritës i delegacioneve nga 32 vendet anëtare të Aleancës, të përfaqësuara nga ministritë e jashtme, të mbrojtjes dhe cyber ambassadors.
Ky event i nivelit të lartë shërben si një platformë unike për shkëmbimin e njohurive, forcimin e bashkëpunimit dhe ndërtimin e strategjive të përbashkëta që synojnë mbrojtjen kolektive përballë kërcënimeve gjithnjë në ndryshim në hapësirën kibernetike.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





