Transmetuar më 08-10-2025, 22:31

GREQI- Një tubim u mbajt të mërkurën pasdite në sheshin Syntagma, pas një thirrjeje nga Panos Ruçi, i cili i dha fund grevës së urisë. Në tubim, Panos Ruçi falënderoi ata që i qëndruan pranë. Djali i tij, Denis Ruçi mbeti i vdekur në aksidentin hekurudhor me shumë viktima të Tempit, ndersa familjarët po luftojnë për drejtësi. Mësohet se zhvarrimi i trupit të djalit të tij u shty pas një kërkese të re nga avokati i familjes.

“Sot është një ditë gëzimi dhe fitoreje të trefishtë sepse fituam një betejë. Pas një beteje, ka edhe një luftë që vazhdon. Ne do të vazhdojmë deri në fund, nuk ndalemi. Dua të falënderoj të gjithë ata që më mbështetën, miqtë që krijova dhe të gjithë Greqinë. Do të vazhdoj deri në fund”, tha ai, sipas Protothema.gr.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit